Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon me kthjellime por ngrica sidomos në gjysmën lindore të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë gjatë mbrëmjes dhe deri mëngjesin pasaardhës. Edhe pse hërë pas herë do ketë kalime vranësirash të lehta.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes ndërsa mesdita mbetet e pa ndryshuar duke luhatur ekstremumet ditore nga -6°C deri në 13 °C. Era do të fryjë e lehtë duke arritur shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2-3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vijon Europa Perëndimore dhe ajo Qëndrore me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, po ashtu verilindja mbetet me stuhi dëbore dhe temperatura të ulëta. Ndwrsa kthjellime dominojnë në gjithë pjesën tjetër të kontinetit. Konkretisht me diell paraqitet rajoni i mesdheut.
Kosova
Masat ajrore polare do të diktojnë në republikën e Kosovës mot të kthjellët por me ngrica gjatë pjesës së parë të ditës. Era verilindore do bëj që i ftohti të ndihet më tepër. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me kthjellime por temperatura të ulëta.