Unioni Turistik: Të rezervuara të gjitha strukturat akomoduese.
Sot në Tiranë, asnjë hotel nuk disponon dhoma të lira në datën 25 maj. Mbajtja e finales së Konferencë League më 25 Maj në kryeqytet ka bërë që të gjitha strukturat akomoduese të ezaurohen me kapacitet të plotë.
Rrahman Kasa: Janë pothuajse rezervuar. Të vetmet që kanë ngelur janë shumë pak shtëpi private informale pasi të gjitha janë ezauruar. Duke përfshirë pastaj edhe apartamente që janë informale të paregjistruara apo hotele në periferi të Tiranës.
Në Tiranë dhe Durrës, strukturat akomoduese formale arrijnë shifrën e 21 mijë të tilla. Rezervimet kanë përfshirë edhe qytet përreth Tiranës si Elbasani, Kruja apo Shkodra.
“Tirana ka rreth 6500 shtretër, rrethet e tjera, Durrësi, Kavaja kanë rreth 15 mije shtretër, por ka shtretër që mund të rezervohen në Krujë deri në Shkodër me booking janë rezervuar.”
Sipas Unionit Turistik Shqiptar, të ardhurat nga turistët pritet të arrijnë disa milionë euro, ndërsa synimi kryesor mbetet përthitja e tifozëve edhe si turistëve në muajt dhe vitet në vijim.
Por ajo që bie në sy është pikërisht fakti se kapacitetet akomoduese në vendin tonë janë shumë herë më të vogla sesa janë kërkesat për një event të tillë sportiv. Vetë autoritetet shtetërore dhe ato sportive kanë folur ditët e fundit për një numër tifozësh të huaj që shkon nga 40 deri në 70 mijë.