Argjentina është fituesja e “Finales së Madhe”, trofeut më të ri të FIFA-s që vendos përballë Kampionët e Europës me fituesit e Kupës së Amerikës.
Bardhekaltërit mposhtën 3-0 Italinë, në një ndeshje pa histori.
Lautaro Martinez, Angel Di Maria dhe Paulo Dybala ishin autorët e golave, ndërkohë që të kaltërit u treguan të pafuqishëm të kundërpërgjigjeshin.
