Pas deklaratës së zyrtarit amerikan ditën e djeshme se Rusia ka financuar parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, mes tyre dhe Shqipëria, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim në KQZ.
Burime bëjnë me dije se Kim është takuar me komisionerin qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Siç mëson gazetarja Esiona Konomi, në takim janë thirrur edhe përfaqësues të PS, PD dhe PL: Damian Gjiknuri, Jorida Tabaku dhe Monika Kryemadhi.