Erion Braçe në një komunikim me gazetarët u pyet për deklratën e kreut të KQZ Ilirjan Celibashi për financimet e paligjshme të partive politike.

Braçe e ka vlerësuar si një çështje shumë themelore, duke shtuar se janë fenomene që janë hasur.

“Celibashi ka folur sot për një çështje që është themelore të tretë që financojnë veprimtarit e partive politike. Ne kemi fenomene që i kemi hasur. Një element tjetër është edhe lobimi. Ajo që na shqetëson janë të tretët që financojnë veprimtarinë normale të partive politike. Sa më shumë afrove drejt zgjedhjeve aq më i rrjedhshëm do të bëhet lumi i parave”, tha ai.

Sa i përket mungesës së opozitës në Komisione, Braçe tha se puna do të vijojë normalisht.

Mungesa e opozitës në Komisione?

Braçe: Ne do të vijojmë punën, Pala tjetër ka ngritur një perde zjarri. Për çfarë të flasim.

/abcnews.al/