Në një fjalim në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s më 7 prill, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me muaj apo edhe vite dhe se nëse Finlanda dhe Suedia do të donin të përfshiheshin në Aleancë, kjo kërkesë do të përmbushej shpejt.
Ndërsa media britanike The Times duke cituar disa zyrtarë shkroi se Finlanda dhe Suedia duken të gatshme për t’u bashkuar me NATO-n që në verë.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Rusisë në lidhje me këto deklarata.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në deklaratën e tij të djeshme në Moskë, duke theksuar se NATO është një instrument konflikti, komentoi:
NATO nuk është një aleancë që siguron paqen dhe stabilitetin. Aleanca është një instrument konflikti. Zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës sigurisht që nuk do të rrisë sigurinë në Evropë”.
Por deklarata e Peskov vjen me një tjetër lëvizje të pazakontë nga Rusia sipas medias turke Haberler.
Sipas videos të publikuar nga kjo media pajisje të rënda ushtarake ruse shihen duke lëvizur drejt kufirit me Finlandën.