Fiona Papajorgji është zgjidhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar.
Ajo pason në këtë detyrë gjyqtaren Holta Zaçaj. Papajorgji ishte e vetmja kandidate në garë dhe mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të trupës gjykuese.
“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr.14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese“, thuhet në njoftimin zyrtar.
/vizionplus.tv






