Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi brazilian është pjesë e Liverpoolit që nga vera e vitit 2015, por kohëve të fundit ka humbur vendin e titullarit.
30-vjeçari nuk e ka ndërmend të vazhdoj kontratën me The Reds dhe Firmino do të mbetet futbollist i lirë në verën e vitit 2023.
Atletico Madrid është skuadra që po bën përpjekjet më të mëdha për të nënshkruar me sulmuesin brazilian.
Vet braziliani preferon kalimin në La Liga dhe tanimë kanë nisur kontaktet e para mes agjentëve të tij dhe drejtuesve të Los Colchoneros.
Gjithsesi në garë për Firminon mbeten edhe dy gjigantët evrpianë si Juventus e Borussia Dortmund.
Reprezentuesi brazilian këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë për The Reds.