Besimtarët myslimanë në të gjithë botën këtë të premte kanë kremtuar festën e Fiter Bajramit. Ja urimi i kryetarit të bashkisë Elbasan Gledian Llatja:

“Të nderuar besimtarë mysliman,kam kënaqësinë që nëpërmjet këtij mesazhi,t’ju uroj gëzuar Fitër Bajramin!

Festën që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit,një muaj i mbushur me reflektim,sakrifica dhe akte bamirësie.

Ky muaj na dha një mundësi të mirë që të gjithë ne të reflektojmë,të bëhemi më të mirë,më të dashur me familjet,të afërmit dhe shoqërinë tonë,jo vetëm për të arritur kauzën e paqes por për ti qëndruar pranë njerëzve të cilëet janë më shumë në nevojë.

Fitër Bajrami shprej solidaritetin,dashurinë për njëri-tjetrin,për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne lor edhe për fëmijët tanë është sfida jonë e përbashkët.

Edhe një herë urimet më të mira për Fitër Bajramin!

Ne do të krijojmë një shoqëri më të mirë, për të ardhmen e fëmijëve tanë,për qytetin tonë,për Elbasanin.”