SPAK dhe autoritetet italiane kanë arrestuar tre persona si të përfshirë në mashtrimet e call centerave me bursat. Pesë persona janë shpallur në kërkim si pjesë e mashtrimit të kryer ndaj shtetasve italianë. Miliona euro të fituara si pasojë e mashtrimeve ktheheshin në kriptovalutë në Qipro, Lituani, Estoni, Holandë dhe Gjermani.
Për realizimin e këtij operacioni, janë përgjuar telefonat e 90 mijë shtetasve. Ndërkohë jan sekuestruar 2 ambiente Call Center në Tiranë dhe një server në Itali. Mësohet se bëhet fjalë për mashtrim me shuma deri në disa milionë euro.
“Shuma e mashtrimit është disa milionë euro, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut; vetëm pas analizës së sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale. Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, doli se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në atë pikë sa i bindnin viktimat të merrnin borxhe dhe të paguanin, me kalimin e kohës, disa qindra mijëra euro”– shkruajnë mediat italiane.