Pas arritën të siguronin një fitore historike në Gjermani, kombëtarja spanjolle ka dërguar në shtëpi trofeun. Lojtarët e “La Roja” u kthyen në tokën vendase të hënën pasdite, më pak se 24 orë pasi mposhtën Anglinë në finalen e Euro 2024.

Ndalesa e parë ishte në aeroportin Adolfo Suarez Madrid–Barajas ku kapiteni i ekipit Alvaro Morata dhe presidenti i federatës spanjolle të futbollit Pedro Rocha u fotografuan te dera e avionit duke ngritur trofeun.E gjithë skuadra më pas pozoi për një foto pranë avionit, ku nuk mund të mungonte dhe kupa. Pas largimit nga aeroporti, ekipi shkoi për të takuar kryeministrin e Spanjës, dhe më pas festa vijoi me një paradë publike në qendër të Madrid.Spanja ishte kampione e denjë pasi fitoi të shtatë ndeshjet e saj në Euro 2024, duke përfshirë një fitore 2-1 ndaj Gjermanisë pritëse në kohën shtesë. “La Roja” u bë skuadra e parë që fitoi katër kampionate evropiane.