Kryeministri Edi Rama ka falenderuar qytetarët në Dibër pas fitores së PS në zgjedhjet e 14 majit.
Pasi u kërkoi përfaqësuesve socialiste që të dëgjojnë hallet e popullit, kreu i qeverisë e mbylli fjalën e tij me një falenderim për të gjithë dibranët.Por ai nuk e mbylli me kaq. Kreu i qeverisë mori në dorë një dajre dhe i ra në mes të Pallatit të Sportit në Dibër.Rama e nisi turin e falenderimeve nga Shkodra, ku Benet Beci fitoi përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”, një fitore historike, sic e kanë cilësuar të majtët.
