Erion Murataj PSD

Ish-mbrojtësi argjentinas, Luis Galván, pjesë e ekipit kampion bote në vitin 1978, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 77-vjeçare, njoftoi Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

Mediat lokale raportojnë se Galván ishte shtruar prej disa javësh në Klinikën Reina Fabiola në Kordoba për shkak të një pneumonie.

“AFA dhe e gjithë drejtuesia e saj i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij në këtë moment të dhimbshëm”, thuhet në deklaratën e së hënës.

Galván ishte titullar në ndeshjen finale të Kupës së Botës 1978, ku Argjentina mposhti Holandën 3-1 në Buenos Aires. Ai përfaqësoi vendin e tij edhe në Kupën e Botës

1982 në Spanjë, duke grumbulluar gjithsej 34 paraqitje me kombëtaren, përpara se të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar në vitin 1983.

Në karrierën e tij të gjatë, ai luajti kryesisht për klubin e zemrës, Talleres de Córdoba, ku vendosi rekord me 503 ndeshje të luajtura gjatë dy periudhave (1970–1982 dhe 1986–1987).