REZULTATET PARAPRAKE të zgjedhjeve në Gjermani tegojnë një epërsi për “SPD”-në e Olaf Scholz. Sipas një vlerësimi të përditësuar të rezultatit të zgjedhjeve nga “ZDF”, “SPD” zgjeron epërsinë e saj duke fituar 26%, pra + 1.5% mbi “CDU/CSU” që ka 24.5%, të “Gjelbrit” sigurojnë 13.9%, “Liberalët” 11.7%, deri tani “Alternativa e djathtë për Gjermaninë” 10.5% dhe e “Majta” 5%. Nga ana e saj, “ARD” gjithashtu pak paraqet Social Demokratët me 25.7% kundrejt 24.5% të “CDU/CSU”, ndërsa u jep 14.3% të “Gjelbërve”, 11.5% “Liberalëve”, 10.5% “AfD” dhe 5% të “Majtës”. Skenarët për koalicione kanë nisur, por që këtë herë shumica nuk arrihet me dy parti, pasi duhen tre.

Olaf Scholz: Mandat i qartë për Social Demokratët

Kandidati Social Demokrat Olaf Scholz tha se rezultati i zgjedhjeve ishte një “mandat shumë i qartë” për “SPD” që të drejtonte qeverinë e ardhshme.

I pyetur për partnerët e preferuar të koalicionit për koalicionin qeverisës, ai tha se kishte shumë pika konvergjence me të “Gjelbrit”, por konsultimet mbi aleancën e re qeverisëse do të duhej të përfshinin një palë të tretë, gjë që i ndërlikon gjërat. Megjithatë, tha ai, këto negociata duhet të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Laschet parashikon një qeveri të qendrës së djathtë

Kandidati i “CDU/CSU Armin Laschet theksoi se ai do të përpiqej të formonte qeverinë e ardhshme të koalicionit të Gjermanisë edhe nëse partia e tij të dalë e dyta. “Nuk ka qenë gjithmonë rasti që partia që ka dalë e para të ketë zgjedhur kancelarin” tha ai, duke iu referuar koalicioneve qeverisëse të mëparshme. “Kushdo që bëhet kancelar i Gjermanisë duhet të jetë në gjendje të bashkojë fraksione të ndryshme të Bundestagut” tha ai, duke e bërë të qartë preferencën e tij për një aleancë me të “Gjelbrit” dhe “Liberalët”.

Atmosfera ishte e zymtë në selinë e CDU, ku anëtarët dhe mbështetësit u përpoqën të tretnin performancën e tyre më të keqe zgjedhore. “U lënduam” tha Sekretari i Përgjithshëm i “CDU” Paul Tsimiak për “ARD”. Fokusi tani do të jetë në konsultimet joformale, ndoshta me të “Gjelbrit” dhe “Liberalët”, dhe negociatat më formale do të pasojnë mbi formimin e një aleance qeverisëse, e cila mund të zgjasë muaj me Merkelin që të mbetet kancelare në detyrë.

Nga ana e saj, Annalena Baerbock, e të “Gjelbërve”, e pyetur në lidhje me opsionet e mundshme për një aleancë qeverisëse dhe nëse partia e saj anon më shumë nga Social Demokratët apo nga qendra e djathtë, nuk pranoi të përgjigjet qartë. Ajo theksoi se ishte përgjegjësia e të “Gjelbërve” të siguroheshin që çështjet e klimës të përfaqësoheshin në mënyrë adekuate në qeverinë e ardhshme dhe se ajo dhe bashkëkryesuesi i partisë së saj, Habek, do t’i përqendronin përpjekjet e tyre në përgjigjen e kësaj pyetjeje: a mund ta përmbushim këtë përgjegjësi të madhe, të cilën ne e mbajmë jo vetëm si parti, por edhe si vend në botë?”

“Qytetarët duan një qeveri qendrore”

Kreu i Partisë Liberale (FDP), Christian Lindner, përfundimisht mund të luajë rolin vendimtar të qeverisë së ardhshme. “Njerëzit duan një qeveri të qendrës së djathtë” tha ai, duke shtuar se ishte i kënaqur me punën e partisë së tij. Deklarata e tij u interpretua nga shumë komentues si një referencë ndaj “CDU/CSU”.

Me “SPD”-në dhe Unionin e Krishterë në distancë, formimi i qeverisë së re do të jetë një enigmë e pazgjidhshme, siç tregon gjithçka. Udhëheqësi i “Liberalëve”, pritet të luajnë një rol kyç në procesin paszgjedhor në Berlin.

Rezultati është vendimtar për Gjermaninë dhe Evropën

Pas 4 mandateve të Merkelit, 16 vite resht, rezultati i zgjedhjeve do të ketë ndikim të rëndësishëm jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën dhe Perëndimin. Për shkak të peizazhit të fragmentuar politik, tre parti do të duhet të punojnë së bashku për të siguruar shumicën në Bundestag për herë të parë në dekada, situata duket e komplikuar.

Përballja e paqartë nënvizon pasigurinë me të cilën përballet lokomotiva e eurozonës, pasi modeli industrial gjerman është i kërcënuar, ndërkohë që sektori i eksportit të tij rrezikon në zjarrin e tensioneve gjeopolitike, veçanërisht midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

/ db/ Abcnews.al