Në një sallë të Universitetit të Salentos është dëmtuar një pllakë përkujtimore kushtuar Ilaria Sula, studentes 22-vjeçare e vrarë në Romë, për të cilën ish-i dashuri i saj, Mark Samson, ka rrëfyer autorësinë e krimit.
Nga pllaka, që i kushton vajzës një vend në sallë, është fshirë me stilolaps fjala “femicide”.
Ngjarja është denoncuar në një postim në rrjetet sociale nga Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit, i cili ka shprehur “tronditje dhe dënim të ashpër” për atë që ka ndodhur në sallën Studium 6, raportohet në mediat italiane.
Nga kjo frazë, fjala “femicid” ishte fshirë me një vijë të zezë stilolapsi. Një gjest që është kritikuar ashpër edhe nga familja e të ndjerës.
“Kështu ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo. Më vjen keq për Ilarian, në këtë mënyrë po fyejnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo”, ka komentuar babai i saj, Flamur Sula. “Jam pa fjalë -tha babai Ilarias -fatkeqësisht në këtë botë ka edhe njerëz të tillë.”