Fjoralba Ponari është një nga vajzat e bukura të ekranit shqiptar, të cilës i pëlqen të postojë shpesh në rrjetet sociale. Por e kundërta ndodh me të dashurin e saj, Françeskon, i cili jo vetëm i urren fotot, por, edhe kur Fjoralba poston ndonjë foto me të në rrjetet e veta sociale, plas debati.
Kështu ka ndodhur dhe sot, në një story të postuar nga ajo e cila shkruan mbi të: ‘Kjo foto u parapri dhe u pasua me debate’.
Fjoralba e bëri publike lidhjen e saj me Françeskon disa muaj më parë dhe në një postim të para disa kohëve, shpjegoi se ai nuk i pëlqen fotot. Ajo madje ka shprehur dëshirën të ketë një faqe në çift me ‘couple goals’, por me ‘alergjinë’ që paska Françesko nga fotot, me sa duket, s’do të ndodhë kurrë.
living al