Flakët e zjarrit kanë përfshirë pyllin në fshatin Borizanë të Krujës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që i favorizuar nga era e fortë po merr përmasa të mëdha në malin ngjitur me fshatin.
Sipas raportimeve të para të “Fax News”, për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësit e kanë të vështirë për të ndërhyrë në izolimin e vatrës të zjarrit.