Ministria e Mbrojtjes ka marrë menjëherë masa për vënien nën kontroll të flakëve në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, të cilat rrezikojnë një sipërfaqe me ullishte, toka dhe shtëpitë e banorëve.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministri Peleshi deklaron se flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Megjithatë krahas forcave zjarrfikëse, është bërë ndërhyrja me helikopterin Cougar nga ajri me qëllim shmangien e rrezikut për banesat aty pranë.
“Menjëherë pas njoftimit nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier, për një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, është nisur për ndërhyrje nga ajri edhe helikopteri Cougar.
Flakët janë përparur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë”- shkruan Peleshi.
Top Channel