Një “beach bar” është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Radhimë.
Objekti me strukturë druri u dogj tërësisht, bashkë me disa çadra e shezlongë në plazh, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Paraprakisht, dyshohet se një shkëndijë elektrike ka qenë shkak i zjarrit, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes dhe hetimi i plotë nga grupi hetimor për të kuptuar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo aksidental.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)