Gjatë intervistës së tij të fundit përballë moderatores Ester Bylyku, Flamur Noka riktheu edhe njëherë në kujtesë rastin, ku i hodhi miell në fytyrë Kryeministrit Edi Rama.
I pyetur nga moderatorja nëse është penduar për atë gjest, Flamur Noka u përgjigj: ‘Absolutisht jo. Madje duhej t`i kishim hedhur më shumë gjëra.’
Në vijim të intervistës, Ester, i përmendi edhe deklaratën e Ramës, i cili e quajti deputetin ‘Flamur pa shkop’ . I pyetur si u ndje në atë moment, Flamur Noka shtoi: ‘Nuk më ka ardhur aspak keq.’
Noka, theksoi se Edi Rama e urren Parlamentin.
ora news
