Deputeti Flamur Noka ka çelur protestën e opozitës para Parlamentit. Ai iu drejtua qytetarëve duke thënë se Edi Rama e ka vendin në burg ndëra shtoi se ka minuar demokracinë, pas skandalit me ish agjentin e FBI Charles McGonigal.

Noka:  McGonigal e ka vendin në burg dhe jo në krye të qeverisë. Ai nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por ka punuar për të zhdukur PD-së. Ai u kap në flagrancë duke minuar demokracinë, me Agron Nezën dhe Duçkën. Ai u kap në flagrancë duke minuar demokracinë, ai është kapur duke korruptuar dhe ne s’mund të pranojmë të kemi kryeministër një njeri që është i korruptuar. Asnjë prej jush nuk e njeh korrupsionin, jeni njerëz të lirë, të vlerave. Ti nuk je me përfaqësuesi i joni. Ne nuk mund të pranojmë që në krye të qeverisë të jete i etiketuar botërisht si turpi i shqiptarëve.

Është e kotë askush nuk mund të ndal revolucionin që do vazhdojë.