Deputeti i PD, Flamur Noka është pozicionuar hapur kundër vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së. “Sali Berisha themeloi PD-në. Jetoi për 30 vite me këto parime dhe vlera. Busulla ka qenë një dhe një, orientimi euro-atlantik, ëndrra amerikane për shqiptarët.
Në lidhje me vendimin e Blinken, Berisha mori një qëndrim të tijin dhe po ecën në atë drejtim dhe kërkoi të mos përfshihet PD, por përjashtimi i Berishës është mohim i historisë së PD-së dhe themelimit, të mohosh suksesin e kësaj force.
Arsyet përse e ka marrë kryetari i di vetë, e ka marrë vetë vendimin” tha ai.