Greqia u është bashkuar vendeve që kanë uruar Shqipërinë për ditën e Pavarësisë. Ka qenë ministria e Jashtme e Greqisë, që ka shprehur urimet më të mira për vendin tonë.
“Greqia uron dhe shpreh urimet më të mira për popullin dhe qeverinë e aleatit tonë në NATO, Shqipërisë, e cila feston Ditën e Pavarësisë!”, thuhet në një postim në Twitter nga Ministria e Jashtme.
Vihet re se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Shqipërinë në javën e parë të dhjetorit, në kuadër të samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.