22-vjeçarja Cindy Kimberly është kthyer në një modele shumë të suksesshme dhe ka pushtuar kopertinat e revistave të modës. Kjo falë bukurisë së saj dhe … Justin Bieber.

Ajo punonte si babysitter kur bukuria e saj ra në sy të këngëtarit të famshëm. Ylli i popit publikoi një foto të saj në Instagram dhe shkroi: “O zot kush është kjo?”.

Me atë foto të vetme dhe titull me katër fjalë, ai nisi një grup kërkimi në internet për të zbuluar identitetin e zeshkanes misterioze.

Menjëherë miliona ndjekës të tij bën tag emrin e 22-vjeçares në postimin e Justin Bieber dhe Cindy Kimberly tërhoqi vëmendjen e agjencive të modës.

Pas kësaj, ajo u shfaq në kopertinën e revistës GQSpain në vitin 2018 dhe së fundmi ka pozuar për Maxim.

“Kur isha e vogël kisha për 5 vite një llogari një llogari fansash të Justin Bieber në Instagram. Bëja shaka me miqtë e mi, duke i thënë se një ditë ai do postonte një fotografi timen. Epo, çfarë mund të themi? Jeta funksionon në mënyra misterioze. Kur ndodhi mendoja se miqtë e mi po bënin shaka, kështu që se kontrollova për disa kohë profilin e tij. Mendova se po ëndërroja”, tha ajo për Maxim.

Që kur u zbulua, ajo ka pozuar për marka të njohura si Charlotte Tilbury, Alo Yoga, Revolve dhe Marc Jacobs, dhe sfiluar në pasarelë për Philipp Plein dhe GCDS.

Gjithashtu ka pozuar në kopertinat e GQ Spain, Elle dhe Cosmopolitan, si edhe për Vogue Japan e Vanity Fair Spain.

Me një trup perfekt, nuk habitemi që ajo është gjithashtu ambasadore e markës për linjën e të brendshmeve të Rihanna Savage X Fenty.

“Unë e dua fotografinë dhe gjithmonë ndjehem sikur po mësoj gjëra të reja kur jam në xhirime.

Më pëlqen të krijoj personazhe dhe skenarë të ndryshëm dhe të krijoj një ide rreth tyre.

Modelimi ishte diçka që kam dashur gjithmonë të bëj që kur isha e vogël. Në fakt unë jam njeri i turpshëm.

Si një introverte, mënyra ime për ti treguar dikujt që e pëlqej është duke e parë vetëm një herë dhe duke shpresuar që ata të lexojnë mendjen time dhe të më afrohen”, tha ajo.

Pavarësisht se ku e çon jeta, Cindy Kimberly është e vendosur të shijojë momentin; siç duket se bëjnë vizionarët.

“Ka gjëra që i dua me siguri, por gjithashtu nuk dua ta ngarkoj veten me idenë se nëse nuk i marr ato nuk e kam bërë veten të lumtur. Unë kam arritur shumë më tepër sesa kam menduar se do arrija, kështu që ndihem super me fat dhe vlerësuese e çdo momenti.”