Pasditen e sotme ka ndërruar jetë në QSUT, Jani Rustemi, djali i cili përfundoi në koma pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni.

I riu u arrestua më 12 prill për vjedhje. Sipas policisë, dy ditë më pas, më 14 prill, gjatë kohës që Rustemaj që qëndruar në bllokun e sigurisë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka shfaqur shqetësime shëndetësore.

Mësohet se 27-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill.

Më 30 prill nëna e të riut ka bërë kallëzim në polici mbi rastin.

Një një intervistë për Faxnews, familjari i tij tha se ai nuk konsumonte drogë, përveç hashashit dhe se kjo mund të ketë qenë një ngjarje e qëllimshme.

Ai i bëri rrije kryeministrit Rama si dhe institucioneve përkatëse për të hetuar deri në fund të vdekjes së tij pasi ata nuk do ta lënë me kaq.

“Quhem Lulëzim Mehmeti, jam dhëndri i Jani Rustemit. Ne si familje kërkojmë të drejtën se kush ia mori jetën djalit. Ne si familje kërkojmë të drejtën e atij djali 27-vjeçar, se kush ai mori jetën. Se ja mori jetën shteti a një individ nuk e dimë. Për një tapet që u arrestua, a për një palë atlete,e arrestuan dhe përfundoi në koma për një muaj dhe sot ndërroi jetë. I kërkoj kryeministrit Rama dhe të gjitha institucioneve ta gjejnë personin kush ia ka bërë këtë, kush ia mori jetën. Nëse shteti nuk merr masa, komuniteti rom do ta marrë vetë drejtësinë në dorë. Ai nuk kishte asnjë problem shëndetësor, thjesht ka qenë përdorues hashashi. Ai nuk ka përdorur asnjëherë as metadon as heroinë, edhe sikur të kishte marrë 20-30 mg, ajo nuk do e kishte vendosur në koma. Mua që ditën e parë mjekët më thanë që i kishin dhënë metadonin. Ne kemi dyshime ndaj kërkojmë të dali e vërteta, pasi ai u kap shëndoshë e mirë. Nuk e dimë se kush i kam dhënë këtë dozë, se një mjek, se një policë nuk e dimë. Nuk e dimë se as kush ka qenë ai mjek që e ka kuruar. Do e kërkojmë të drejtën tonë deri në Strasburg, familja e tij po e vajton në shpi, nuk e dimë se çfarë ka ndodh në të vërtetë”, tha ai.