Gjykatës së Elbasanit këtë të premte ka vendosur mos ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në vendin tonë pasi u kap në Uzinën e Gramshit.
Avokati mbrojtës i 33 vjeçares ka theksuar se vendimi i gjykatës ishte i duhuri,. Pasi asaj në vendin e saj i rrezikohej jeta.
“Ishte një vendim i bazuar në ligj pasi i pati provat se nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi do të përndiqej, pasi qëndrimi i saj ishte kundër Putinit”, ka thënë avokati i saj mbrojtës Fatmir Lushi
