Me siguri Taylor Swift nuk e kishte planifikuar që të bëhet meme këto ditë online, por ja që ndodhi, e kjo për faj të ‘elektrizimit’ të flokëve. Teksa interpretoi këngën “I Knew You Were Trouble” në Stadiumin State Farm në Arizona, fijet e flokëve të saj dukeshin se ishin ngritur nga elektriciteti.Në koncertin në kuadër të turneut “The Eras”, fansat e saj fiksuan këtë moment që u shpërnda masivisht në rrjetet sociale. Në fakt, flokët e saj të elektrizuar u bënë hit në TikTok, pasi një fans publikoi video nga koncerti.

Kur pamjet u përhapën në rrjetet sociale, shumë njerëz filluan të bëjnë shaka me atë që i ndodhi këngëtares së famshme.

“Sa më shumë e shikoj këtë, aq më qesharake bëhet”, “Xixat patjetër fluturuan në koncert”, “E di që Taylor po e shikon këtë video dhe po qesh fort”, “Atmosfera është elektrizuese”- janë disa nga komentet e njerëzve.