Me një video në llogarinë e tij, aktori i “Portokallisë”, Flor Binaj ka njoftuar se është bërë baba për herë të tretë.
“VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj.
Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë!
Jetë të gjatë e vogla jonë!”, ka shkruar Binaj krah videos e cila është pasuar nga shumë komente dashamirëse dhe urime nga miqtë e Florit dhe të familjes së tij./revistawho.com
