Skuadrilja Luftarake Detare e Helikopterëve të Marinës së SHBA (HSC) 5, e caktuar për aeroplanmbajtësen USS George H.W. Bush, ka kryer ditët e fundit trajnime në tokë në Shqipëri.
Kjo stërvitje e rrallë në Bizë, i dha skuadriljes së helikopterëve mundësinë për të kryer fluturime malore, fluturime taktike në nivel të ulët, ulje jashtë aeroportit dhe stërvitje të koordinuara me shumë njësi.
Bashkëpunimi midis Marinës së SHBA dhe Shqipërisë lejoi njësitë nga të dy vendet të stërviteshin në mjedise të panjohura dhe të ndërtonin aftësi së bashku me qëllim nxitjen e ndërveprimit, si aleatë të NATO-s.
“Gjeografia e Bizës paraqet sfida unike të krijuara për të forcuar dhe përmirësuar aftësitë e njësive të trajnimit brenda saj dhe ne jemi të lumtur të punojmë me Shqipërinë për të ushtruar aftësitë taktike ajrore”, ka thënë Lt. Cmdr. Steve Berres, një pilot nga HSC 5. “Mundësitë për të trajnuar dhe zgjeruar aftësitë tona janë çelësi për suksesin e njësive tona individuale dhe integrimin tonë brenda NATO-s.”
Skuadron e helikopterëve kryesisht merret me operacionet e kërkim-shpëtimit për operacionet e fluturimit. Grupi i helikopterëve sulmues përfshin shkatërruesit me raketa të drejtuara Nitze, Truxtun, Farragut dhe Delbert D. Black, kryqëzorin me raketa të drejtuara Leyte Gulf dhe Carrier Air Wing 7.