Temperatura e lartë që zgjat disa ditë, kolla dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes është viroza që po qarkullon në këtë periudhë.

Dyshohet se në vendin tonë po qarkullon një virus që është përhapur në masë në vendet e Europës.

Virusi i rrugëve respiratore prek pacientë të çdo moshe, por kryesisht të vegjlit. Instituti i Shëndetit Publik ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht praninë e virusit RSV në vendin tonë, por sipas bluzave të bardha simptomat që shfaqin të vegjlit tregojnë për praninë tij.

BEKTASH MANDRI

 MJEK PEDIATER, QSH. 10

“Flitet edhe për RSV, ne nuk e kemi të izoluar sepse izolimin e bn ISHP. Nuk kemi asnjë njoftim zyrtar që është izoluar dhe RSV në shqipëri. Por garantoj që nëse RSV qarkullon në Europë, padyshim është edhe në Shqipëri, sepse infeksioni viral kalon në rrugët respiratore dhe merret në ajër. Me lëvizjet që janë është e pamundur që mos të kete ardhur në Shqipëri. Infeksionet e rrugëve respiratore mund të kalojne nga një infeksion i lehtë deri në pneumoni.”

Në qarkullim janë disa viroza të stinës, por sipas mjekeve ky virus rezulton të jetë më agresiv tek fëmijët, të cilët kanë imunitet më të dobët.

SONILA BRATI

MJEKE PEDIATER, QSH. 2

“Kemi raste me temperaturë të lartë, me kollë dhe ka raste që vijnë me kollë që mezi ikën.  Mosha 0-1 vjec janë më shumë të prekur dhe shpesh përfundojnë deri në forma të bronkoliteve që i duhet të shtrohen edhe spital për shkak të problematikave që mund të kenë dhe kollës shumë të fortë”.

Specialistët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe dhe të shmangen ambientet e populluara.