Numri I personave që paraqiten në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit për ndihmë mjeksore është dita ditës në rritje si pasoje e përhapjes së gripit stinor.
Shefi i shërbimit të Urgjencës thotë se numri i pacientëve shkon deri në 120 në ditë.
Shkaku kryesor i komplikacioneve mbeten virozat e stinës, të cilat kur i mbivendosen sëmundjeve të tjera kronike që kanë pacientet, shkaktojnë situatë më të rënduara shëndetësore dhe disa prej pacientëve shtrohen edhe në pavijone.
Sipas mjekut mënyra më e mirë për tu mbrojtur sidomos popullata veçanërisht ato me sëmundje sheqeruese është të bëjnë vaksinat e gripit në mënyrë që komplikacionet të jenë sa më të lehta.
Për shkak të rritjes së nr të lartë të paraqitjeve të pacientëve në urgjencë është rritur edhe numri i shtrimeve në spital si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga gripi stinor.
Mjekët apelojnë per kujdes dhe shmangie të grumbullimeve.