Spitali I Elbasanit po përballet me një fluks të shtuar të pacientëve që kanë nevojë për vizitë tek mjeku specialist pneumolog.
Kjo është pamja që ofron çdo ditë poliklinika e Elbasanit. Prej dy muajsh tashmë rradhë të gjata qytetarët gjen çdo ditë në ambientet e poliklinikës së specialiteteve si dhe në ambientet e spitalit Xhaferr Kongoli pasi e vetmja mjeke pneumologe e ka të pamundur të përballojë fluksin e njerëzve. Vetë pacientët shprehen se kanë ditë që presin për tu vizitaur madje disa prej tyre të infektuar me Covid-19 kanë lënë shtratin e spitalit për t’u vizituar ,si rasti I kësaj zonje nga Librazhdi.
Të tjerë qytetarë thonë se u bën disa javë që presin për të marrë një raport nga mjekja pneumologe por ende nuk kanë munduar që t’ia dalin të vizitohen .
Shqetësues është fakti se shumë prej pacientëve që paraqiten në ambientet e poliklinikës kanë simptoma të koronavirus por në pamundësi për të ndjekur trajtimin në klinika private ata janë të detyruar të dalin e të qëndrojnë mes njerëzve duke rrezikuar jo vetëm vetën por edhe qytetarët e tjerë. Shtimi I fluksit lidhet edhe me faktin se prej më shumë se 3-muajsh spitali I elbasanit qëndroi pa mjek pneumolog duke bërë që numri I rasteve të kapërcente limitet e vizitave. Një mjeke nuk mjafton për 7 bashki të qarkut./Egnatia news