Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka kërkon që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen, teksa i referohet arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal, i cili u arrestua një ditë më parë për fshehje të marrjes së 225 mijë dollarë nga një ish agjenti i SHISH në Shqipëri.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo deklaron se për shkakun e tij Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj.
Açka thekson se bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonnigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist.
Postimi i plotë i Flutura Açkës:
Kryeministër, jep dorëheqjen!
E ke me zë e me figurë.
Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp!
Nëse ke një fije dinjitet, largohu!
Bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonnigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist. Lidhja ndërmjet McGonnigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.