Drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva tha se 2023 do të jetë një vit i vështirë për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, pasi “motorët kryesorë” të rritjes globale – SHBA, Evropa dhe Kina – përballen me një ngadalësim të aktivitetit.
“Ky vit do të jetë më i vështirë se viti që po lëmë pas,” tha Georgieva për CBS.
Ajo theksoi se arsyeja kryesore është se ekonomitë kryesore botërore – BE, SHBA dhe Kina do të ngadalësojnë njëkohësisht aktivitetet ekonomike.
