Mbrëmjen e djeshme policia ka vënë në zbatim planin e masave për monitorimin e tubimit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme. Kryefjalë e masave të policisë, e cila tashmë ka kaluar në gatishmëri është ruajtja e institucioneve.

Dera kryesore e Kryeministrisë është veshur me veshje metalike po ashtu dhe fasada e ndriçuar e saj. Ashtu si protestën kombëtare të mëparshme të thirrur nga Sali Berisha më 20 dhjetor të vitit të kaluar do të ketë shumë pak prezencë policore në terren.

Njësitë FNSH do të qëndrojnë në gatishmëri dhe turma do të monitorohet nëpërmjet kamerave të sigurisë për të evidentuar element të dhunshëm apo që synojnë të thyejnë rendin publik.