Në një intervistë të dhënë për ESPN, Lautaro Martinez ka zbuluar një prapaskenë të merkatos që ka lidhje me Barcelona-n:

“Kam qenë shumë afër Barcelona-s, kam folur edhe me Leo Messi-n, por ata kishin probleme ekonomike dhe kam vendosur të qëndroj tek Inter”, ka thënë sulmuesi i zikaltërve.

“Ka qenë zgjedhja e duhur sepse kam arritur të fitoj titullin. Dy herët që refuzova Real-in? Ishte Solari te Real Madrid Castilla dhe ka ardhur të më kërkojë”, ka kujtuar Lautaro.

“Sapo kisha shkuar te Racing dhe nuk kisha dëshirë të shkoja larg. Herën e dytë, kur nuk luaja shumë te Racing, më kanë ofruar një kontratë, por nuk ndihesha gati”, perfundoi ai.

(E.H/Faxweb.al)