Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka njoftuar largimin nga kjo forcë politike. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se vendimin e kishte marrë për shkak se “duhet një alternativë e besueshme”.
“Është e vërtetë që nuk kam qenë aktiv. Nuk ka asnjë hatëmbetje. Nuk ka asnjë zënie. Unë e mendoj ndryshe. Nuk jam dakord me vendimet që janë marrë këto kohë. Ne dolëm me një rezultat nga zgjedhjet lokale ku humbën bashkitë më të mëdha. Ka një mungesë shprese dhe besimi nga ana e votuesve tanë. Ajo që unë propozoj është që ne të japim zgjidhje. Ne nuk duhet të bëjmë sikur nuk shohim. Mendoj që ne duhet t’i japim elektoratit një alternativë të besueshme. Nuk bëhet fjalë për PD-në e Bashës.
Ne duhet t’i japim elektoratit një zgjidhje. Kam folur me Berishën, por nuk më ka bindur. Unë këto shqetësime i kam ngritur. Kam që nga vera e kam ngritur këtë çështje. Duhej të afronim figura të reja, nuk duhej t’i shkonim nga pas vulës. Ne duhet t’i japim zgjidhje. Mund të ishte një parti e re. Për momentin jam deputet i opozitës, por nuk jam deputet i Partisë Demokratike. Nuk jam as pjesë e grupit të Gazmend Bardhit. Ishte ai që më përjashtoi në fillim nga grupi. Nuk jam më pjesë e PD-së. Unë parti të re? Nuk është momenti për të folur për këtë” – tha Shehaj.
Agron Shehaj është sipërmarrës dhe u bë një nga 140 deputetët e Kuvendit në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Në maj të vitit 2021 ai garoi edhe për kreun e kryetarit të Partisë Demokratike përballë Lulzim Bashës.