Ish-Kryeministri Sali Berisha po mban pasditen e sotme Foltoren e radhës në qytetin e Lushnjes, ku ka komentuar arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Fatos Tushe i arrestuar nga SPAK për korrupsion.

Berisha e përshëndeti arrestimin e ish-kryetarit, por ai shtoi se vjedhja e tenderit 200 mijë euro për të cilën u arrestua Tushe nuk është asgjë krahasuar me vjedjet që bëjnë ministrat sipas Berishës.

“Këtu e dënuan dhe mirë ia bënë kryebashkiakut për një tender 200 mijë euro. Por me atë që vjedhim ministrat ju jap fjalën e nderit se nuk janë asgje se vetëm kafe e mëngjesit. Unë nuk dua ti dal zot atij por vjedhjet e tyre nuk kanë fund. Tani na del muzeu sekret i ndrikull piramidës. Na qenka në Bërzhitë një muze 6 milionë euro për ushtrinë. Pra një garë e çmendur sesi të vjedhim“, tha Berisha.

Berisha po ashtu ka sulmuar dhe ministren Olta Xhacka, të cilën e akuzoi se ka ndërtuar një muze sekret në Berzhitë, me vlerë 6 milionë euro.

Fjala e Berishës

Ju sjell ju përshëndetjet më të përzemërta dhe shpreh nderimin më të madh, perulem para jush me respektin më të thellë për këtë mbështetje të jashtëzakonshme që ju i keni bërë dhe i bëni Foltores, si uragan i shpresës së mbarë shqiptarëve. Foltores si nismëtare e madhe e vullnetit tuaj, për të rivendos në Shqipëri pluralizmin politik të rrënuar nga klika në pushtet, për të rikthyer PD-në në një forcë vigane të lirisë, demokracisë dhe fitores. Kohërat janë kritike, por secili prej jush në këtë sallë dhe ata qindra mijëra të tjerë që na mbështesin , po shkruajnë me duart e tyre një kapitul të ri, po hapin një faqe të re në historinë e demokracisë. Në Shqipëri u krijua një diktature e bazuar në krimin, drogën , korrupsionin. Diktaturë që bazohet në vjedhjen e votës, varfërimin e qytetarëve. Ky narkoshtet jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj por ia doli në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtetet, dhe së fundmi të shndërrojë partinë e martive të lirisë, partinë që përmbysi diktaturën komuniste, ta shndërrojë sic më tha dje një zonjë e nderuar, në një ministri të narkoqeverisë së Edi Ramës, ne jemi këtu për tu zotue që këtë nuk e pranojmë kurrë dhe së bashu me këtë ne do përmbysim Edi Ramën. Unë thotë me të ardhurat e mija dhe bashkëshortin tim, atë listë nuk e përballoj dot me të ardhurat e burrit dhe të mijat. Të gjitha këto miqtë e mi, jo se ky vend është i varfër, dhe se shqiptarët janë dembela siç thotë Edi rama, problemi është mitë e mi, se djera dhe mundi juaj, vidhet, vidhet dhe vetëm vidhet nga narkoqeveritarët. Këtu e dënuan dhe mirë ia bënë kryebashkiakut për një tender 200 mijë euro. Por me atë që vjedhim ministrat ju jap fjalën e nderit se nuk janë asgje se vetëm kafe e mëngjesit. Unë nuk dua ti dal zot atij por vjedhjet e tyre nuk kanë fund. Tani na del muzeu sekret i ndrikull piramidës. Na qenka në Bërzhitë një muze 6 milionë euro për ushtrinë. Pra një garë e çmendur sesi të vjedhim.