Tre persona janë arrestuar nga policia si rrjedhoje e kontrolleve të befasishme në të gjitha qarqet e vendit. Në aksion u angazhuan Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP-ve, si dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.
Në Fushë-Kujë u prangosën Leonard Gjeli (Mamli, Noka) i cili kishte pistoletën me mulli dhe fishket luftarak dhe Xhentil Çypi, drejtuesi i mjetit.
Sipas policisë, në momentin e ndalimit, këta shtetas kanë tentuar të largohen me automjet por janë neutralizuar nga ndërhyrja me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë.
Ndërkaq, në Shkodër është kapur Saed Muça, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në makinë.