Forcat ruse janë futur në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter, shkruan BBC.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon. Ata kanë inkurajuar vendasit që të pajisen me molotov për të luftuar, ndërsa gjithashtu këshillojnë të tjerët të kërkojnë strehim.

“Banorë rrini të qetë, kujdes! Mos dilni nga shtëpia!” kanë bërë thirrje zyrtarët.

Korrespondentët e BBC në Kiev raportuan më herët se kishin dëgjuar të shtëna armësh, megjithëse shtojnë se është e pamundur të dihet se çfarë janë realisht.

Ndërkaq, në një fjalim drejtuar popullit të tij, presidenti ukrainas njoftoi se gjatë natës rusët kanë sulmuar me raketa në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Kievin. g.v/abcnews.al