Elbasan, forcat “shqiponja” ndalojnë një furgon të mbushur me fishekzjarre.
Mjeti raportohet se është ndaluar në hyrje të qytetit, ndërsa është shoqëruar për në komisariat drejtuesi i këtij furgoni.
Vlera e mjeteve piroteknike përllogaritet në mijëra euro.
Prej disa vitesh në vendin tonë është ndaluar tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve në mënyrë të kundërligjshme.