Sot në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, luhet sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos, e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit.

Trajneri Reja ka rreshtuar një formacion 3-4-3. Për sa i përket mbrojtjes, ndryshimi është Mihaj, i cili zë vendin e Ismajlit të ulur në stol. Do të luajë edhe Trashi. Në krahun e djathtë është graduar Hysaj. Bare dhe Laçi formojnë dyshen e mesfushës. Ndersa ne sulm luan Bajrami, Uzuni dhe Manaj.

Sot Shqiperia futet ne fushe vetem per fitore, pasi me fitoren e sotme ka shanse te ngjitet ne vendin e dyte, pasi rivali direkt Polonia sot luan kunder Anglise.

SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj.

Trajner: Edi Reja.