Është lënë i lirë 37-vjeçari i cili harroi foshnjësh vetëm 5 muajsh për më shumë se 3 orë në makinë ku humbi jetën.
“Ndihem si një person i padobishëm. Do të doja që unë të mos jetoja dhe fëmija im të jetojë ”, i tha 37-vjeçari avokatit të tij, sapo mori vendimin për lirimin e tij.
Në deklaratat e reja të avokatit mbrojtës në Mega dhe duke iu përgjigjur një pyetjeje për zemërimin e të afërmve të gruas, Dimitris Lambrakis deklaroi se nëse nëna “do ta kishte përballë babain në minutat e para, do ta kishte vrarë. Por pastaj dashuria mbizotëron .’
“Dashuria e dy prindërve do ta kapërcejë vdekjen e fëmijës. Fëmija nuk flinte natën sepse kishte dhimbje barku dhe ata qëndruan gjithë natën zgjuar. Kishte edhe stresin e punës. Ishte një ditë e vështirë për të. Gruaja pak ditë më parë ka bërë një aksident automobilistik së bashku me fëmijën dhe nuk ka dashur të ngiste makinën. Kështu, e vendosën fëmijën në ndenjëse dhe babai e mori përsipër ta çonte në çerdhe. Babai ndaloi për të pirë një kafe dhe në atë moment ia bllokoi mendjen. Fëmija ndoshta ishte në gjumë dhe babai e injoroi plotësisht praninë e tij. As që e mendoi”- tha ndër të tjera avokati.