Këngëtarja Bleona Qerreti është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën Penale të Tiranës, për të pushuar një kallëzimi.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se bëhet fjalë për një kallëzim të bërë prej saj ndaj një arkitekteje, për të cilën ka kërkuar hetime pas konflikteve për çështje pagesash.
Nga hetimet nuk është konstatuar vepër penale dhe çështja është dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës në Gjykatë, për t’u pushuar.