Një anije që dyshohet që po sillte naftë nga Rusia është bllokuar në Durrës. Anija me flamur të Liberian, dhe me 22 500 tonë naftë të imbarkuar është sekuestruar pasi dyshohet se në thyerje të embargos po sillte naftë në vendin tonë. 30 milione dollarë dyshohet se ishte vlera e karburantit që mbante anija, ndërsa 22 persona të cilët ndodheshin në bord janë nën hetim.

FOTO/ Anija me 22.500 ton naftë ruse, Prokuroria: U porosit nga agjensia e

Nafta e bllokuar nga policia e Durrësit dhe autoriteti doganor, është porositur nga agjensia e hidrokarbureve që menaxhohet nga Piro Bare.

FOTO/ Anija me 22.500 ton naftë ruse, Prokuroria: U porosit nga agjensia e

Në foto: Piro Bare

Prokuroria e Durrësit, që po ndjek rastin thotë se anija është nga Azerbajxhani, por nafta rezulton të jetë ngarkuar në një port të Rusisë në Detin e Zi.

Më tej anija ka bërë një ndalesë në Greqi dhe më tej ka vijuar udhëtimin drejt Shqipërisë.

Nafta me vlerë 30 milion dollarë, ishte planifikuar të shkarkohej në depozitat e agjensisë së hidrokarbureve në Porto Romano, që zotërohet nga Piro Bare.

FOTO/ Anija me 22.500 ton naftë ruse, Prokuroria: U porosit nga agjensia e

Piro Bare

Aktualisht hetimet vijojnë, por marinarët dhe kapiteni i anijes Azere deri në këtë fazë ende nuk ka pranuar të flasi për policinë.

Autoritetet e huaja kanë sinjalizuar policinë shqiptarë për prezencen e anijes, e cila kishte në bordin e saj naftë ruse.

Nafta ruse dhe shumë produkte të tjera minerare, nuk lejohen të tregtohen në disa vende të botës, për shkak të embargos të vendosur që pas nisjes së konfliktit të armatosur në Ukrainë.

Tregtarët shqiptarë kanë kontabanduar disa herë gjatë muajve të fundit naftë nga Libani i cili është nën sanksione te Kombeve të Bashkuara, ndërsa duket se tanimë Rusia është një tjetër vend nga i cili po merret sasi nafte e madhe kontrabandë.