Është publikuar foto e parë pas burgimit të Aurora Pelajt, e reja e cila dhunoi një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Ish-infermierja në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit “Orenda” në Pejë, Aurona Pelaj, është fotografuar teksa pi cigare, dhe shijon lirinë. Gjykata vendosi që të lirojë Aurona Pelajn bashkë me dy koleget e saj dhunuese Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.
Një reagim ka ardhur nga vajza e të moshuarës që u dhunua, duke thënë se nëna e saj me këtë vendim gjykate është dhunuar për së dyti herë.


