Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, ku ka shprehur për herë të parë se vuan nga sindroma e mashtrimit, e njohur ndryshe si sindroma e mungesës së vetëbesimit.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, ku ka shprehur për herë të parë se vuan nga sindroma e mashtrimit, e njohur ndryshe si sindroma e mungesës së vetëbesimit.
Dua Lipa foli gjithashtu për shkrimin e këngëve dhe se si sindroma e saj “mashtruese” ndihmon në këtë proces. Ylli botëror zbuloi se preferon të bëjë një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale sa herë që është duke punuar për një këngë.
27-vjeçarja tha për “The Sun” të dielën, “Shumë herë, frymëzohem kaq shumë nga artistë që dyshojnë në vete. Unë them: ‘O Zot, a duhet të ndjej kaq shumë dhimbje që të jem e mirë në atë që bëj?”, teksa më tej shtoi, “Kështu mendoj ndonjëherë. Ndonjëherë sindroma mashtruese mund të më bëjë më të mirën, veçanërisht kur shkruaj”.
Dua, e cila së fundmi bëri debutimin e saj si aktore në filmin “Argylle” me Henry Cavill, Sam Rockëell, Bryan Cranston dhe Samuel L. Jackson, ka folur edhee për frikën e saj më të madhe në po të njëjtën intervistë. “Frika ime më e madhe do të ishte të merrja një rol vërtet të madh. Tani duhet të jem aktore dhe të ndjej të gjitha këto emocione në kamera”.
Kujtojmë që Dua Lipa më 28 Nëntor dha koncertin e fundit të turneut të saj botëror për albumin “Future Nostalgia” në Tiranë, duke arritur rekord shikueshmërie me 200 mijë shqiptarë nw shesh. Një koncert madhështor i cili ka për të mbetur gjatë në memorien e të gjithëve.