Pamje të rënda vijnë nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë. Mirëpo veç tyre ka edhe nga ato që të prekin në zemër dhe të bëjnë të ndiesh dhimbjen e qytetarëve ukrainas. Kështu është edhe kjo foto e një çifti që përqafojnë njëri-tjetrin në një stacion e metrosë në Kiev. Foto është bërë virale në të gjithë mediat.

Përqafimi i tyre ka ndodhur fill pasi presidenti rus Vladimir Putin dha “ok” për nisjen e luftës ndaj Ukrainës. Ndërkohë që disa prej qytetarëve vendosën që të fshiheshin edhe nëpër stacionet e metrove, pikërisht aty është shkrepur edhe fotoja e çiftit.