Një ngjarje e rëndë u raportuar ditën e sotme në Greqi. 50-vjeçari Fatmir Tarellari ka qëlluar për vdekje 33-vjeçarin Erjon Pelivanin, pasi mori vesh se ky i fundit i ka përdhunuar vajzën.
Është publikuar edhe fotoja e 33-vjeçarit të vrarë në Greqi.
(Erjon Pelivani; 33-vjeç)
Sipas mediave greke 50-vjeçari ka mësuar se kunati i tij 33-vjeçari Erjon Pelivani i ka përdhunuar vajzën që në moshën 9-vjeçare. Sipas vajzës që tashmë është 18-vjeç së fundmi ai e ka shantazhuar se nëse nuk i jepte para do t’i publikonte video dhe foto të përdhunimeve.
Ka qenë vetë 50-vjeçari që pasi ka marrë vesh këto të dhënave, i ka kërkuar bashkëshortes që të njoftojë vëllain e saj dhe të shkojë për ta ndihmuar, pasi kishte disa probleme në automjet.
Pasi janë takuar, sipas mediave greke ata kanë debatuar dhe më pas 50-vjeçari e ka qëlluar për vdekje me armë, dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.