Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, ka tronditur kryeqytetin orët e vona të mesnatës së djeshme.

28-vjeçari Klajdi është qëlluar me plumb në kokë dhe në gjoks në mjetin e tij, ndërsa ndodhej në rrugën “Xhanfize Keko”. I riu ka humbur jetën në vend, ndërsa policia vijon hetimet dhe kërkimet për autorin ose autorët.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën medije se mjeti i viktimës, një Mercedes G-Class, tashmë ndodhet në ambientet e policisë, për të vijuar më pas me procedurat, si provë materiale.

Nuk dihen ende arsyet apo shkaqet që kanë çuar në ekzekutimin mafioz të të riut, ndërsa hetimet vijojnë.

Top Channel